KQZ-ja certifikon sot rezultatet për Kuvende Komunale

KQZ-ja certifikon sot rezultatet për Kuvende Komunale

Zgjedhjet Lokale 2021 November 16, 2021 - 13:43

Sot pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Certifikimi i këtyre rezultateve pritet të bëhet sot në mbledhjen e KQZ-së e cila do të mbahet prej orës 14:00, transmeton Zeri.info.

Kjo është bëre e ditur përmes një njoftimi nga KQZ-ja.

Sipas rezultateve preliminare PDK dhe LDK-ja kanë marrë nga 206 ulëse në Kuvendet Komunale, LVV-ja 193, AAK-ja 120, NISMA 21, AKR-ja 8, Lista Bekim Jashari 10 dhe Lista Serbe 147 ulëse. /Zëri