LVV-ja dënohet me 5100 euro pasi theu heshtjen zgjedhore në Podujevë

LVV-ja dënohet me 5100 euro pasi theu heshtjen zgjedhore në Podujevë

Zgjedhjet Lokale 2021 November 15, 2021 - 20:21

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjobë nga PZAP-ja për thyrje të heshtjes zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve. 

PZAP-ja ka pranuar të bazuar ankesën e LDK-së kundër Vetëvendosjes në Podujevë, për thyrje të heshtjes zgjedhore, ku partia e Albin Kurtit ka marrë gjobë 5100 euro, transmeton Zeri.info. 

Sipas vendimit, subjekt politik detyrohet ta paguaj gjobën brenda 15 ditësh./Zëri

Image