Presidentja Osmani flet për zgjedhjet, uron fituesit dhe pret realizim të premtimeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, e treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë”, thuhet nga ajo, raporton “Zëri”.
Osmani falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, e dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe ua uron fitoren kandidatëve fitues, duke uruar po ashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.
Presidentja falënderon institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë, si dhe të gjithë aktorët e tjerë të angazhuar. /Zëri