Cilët kandidatë i shtuan votat bindshëm në balotazh?
Raundi i dytë i zgjedhjeve, që njihet si balotazh, ku gara zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar të raundit të parë, ka prodhuar rezultate “rrokade” në Kosovë.
Megjithëse, disa prej kandidatëve kishin qenë të parët në raundin e parë, nuk kanë arritur ta mbajnë atë distancë dhe kanë humbur garën. Por cilët janë kandidatët që kanë shtuar votat në raundin e dytë më së shumti.
I pari është kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka shtuar 15.407 vota, përkundër kundërkandidatit Arben Vitia, që ka shtuar vetëm 2140 vota.
I dyti është kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj. Ai ka shtuar 8098 vota, teksa kundërkandidati Mytaher Haskuka ka shtuar 1564 vota.
I treti me një dallim më të madh është kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ai ka shtuar 3375 vota në balotazh, përballë kundërkandidatit Ekrem Hyseni, që ka shtuar vetëm 1920 vota. /Zëri