Krasniqi: Populli ua ktheu shpinën Albin Kurtit dhe LVV-së
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 21:33
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur nga Prizreni pas rezultateve që e nxjerrin Shaqir Totajn fitues në këtë komunë.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja në këto zgjedhje është kampione, pasi ka fituar nëntë komuna, raporton Zeri.info.
“Sonte fituam në Prizren, Drenas, Vushtrri, Kaçanik, Dragash, në 9 komuna të Kosovës dhe është një natë e madhe për PDK-në dhe vendin tonë. Skena politike ka ndryshuar”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se me këto rezultate në zgjedhjet lokale, populli ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe LVV-së.
“Populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe LVV, modelit të sundimit nga një njëri”, ka thënë Krasniqi. /Zëri