Haziri e pranon humbjen, e uron Hysenin për fitore

Haziri e pranon humbjen, e uron Hysenin për fitore

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 21:25

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka pranuar se nuk ka arritur të fitoj edhe një mandat në këtë komunë.

Haziri e ka pranuar humbjen ndërsa e ka uruar Hysenin për fitore, transmeton Zeri.info.

“Alban Hyseni do të jetë kryetar i zgjedhur i Gjilanit pasi të konfirmohen nga KQZ-ja dhe ka urimin tim.

Nga nesër do të vazhdoj tranzicionin dhe do të përgatis gjithë infrastrukturën sipas detyrave që më takojnë”, ka thënë Haziri në një konferencë për media. /Zëri