Vitia e pranon humbjen, e uron Ramën

Vitia e pranon humbjen, e uron Ramën

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 21:21

Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Arben Vitia, e ka pranuar humbjen nga kundërkandidati i tij, Përparim Rama i LDK-së.

“Sipas rezultateve nga komisionerët tonë, Prishtina e ka një kryetar të ri dhe ai është Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Ramën gjithashtu. Prishtinës i dëshiroj sukses dhe gjitha të mirat, do të jemi në krah që do të jetë në interes të qytetarëve”, tha Vitia në një konferencë për media.