LDK-ja shpall fitoren në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

LDK-ja shpall fitoren në Prishtinë

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 21:09

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur fitoren në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

LDK-ja shpall fitoren në PrishtinëKandidati i saj, Përparim Rama, po prin ndjeshëm sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, megjithatë ai nuk ka hezituar të shpallë fitoren në një konferencë për media.

Edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti ka fituar në Prishtinë dhe se Përparim Rama do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja është fituese e zgjedhjeve.

Abdixhiku ka shpallur fitoren në Junik, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, dhe Viti. /Zëri