Bulliqi drejt mandatit të plotë në krye të Podujevës
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 21:06
Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duket se do ta fitojë edhe një mandat, më saktësisht një mandat të plotë në krye të kësaj komune, pasi mandatin aktual e ka 10 mujor të cilin e fitoi pas dorëheqjes së kryetarit Agim Veliu i cili u bë ministër në qeverinë Hoti.
Bulliqi po prin me 51,83% apo 19.782 vota në raport me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni, i cili e ndjek atë me 48,17% apo 18.382.
Dallimi në vota mes tyre është 1,400 kur kanë mbetur të numërohen edhe 2.118 vota. /Zëri