Rrëzohet rezultati në Prizren

Rrëzohet rezultati në Prizren

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 21:00

Në Prizren, kur kanë mbetur pa u numëruar edhe 6.066 vota, gara ka ndryshuar formë.

Derisa deri tani garës i printe kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka, tashmë po prin Shaqir Totaj i PDK-së.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë numëruar gati 97 për qind e votave, Totaj prin me 374 vota para Haskukës.

Aktualisht, kandidati i PDK-së ka 25.637 vota apo 50,06% në raport me 25.575 vota apo 49,94% të Haskukës. /Zëri