Vitia vs Rama, mësojeni rezultatin e fundit
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 20:51
Kur nga KQZ-ja po raportohet se kanë mbetur edhe më pak se 15 për qind të votave të panumëruara në komunën e Prishtinës, rezultati vazhdon të jetë i ngushtë.
Që nga fillimi kur KQZ-ja nisi publikimin e rezultateve preliminare, kësaj gare i ka prirë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Kështu vazhdon të jetë edhe tani kur janë numëruar mbi 85 për qind të votave.
Rama kryeson me 51,02% apo 34.695 vota, në raport me kandidatin e LVV-së, Arben Vitinë, që e ndjek me 48,98% apo 33.308 vota. Diferenca në vota është 1,387 kur kanë mbetur edhe 26,679 të rregullta pa u numëruar. /Zëri