Nisma e ruan Malishevën

Nisma e ruan Malishevën

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:42

Nisma Socialdemokrate, partia e cila nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet e fundit parlamentare, në zgjedhjet lokale duket se ka arritur të ruajë komunën e vetme me të cilën qeveriste, atë të Malishevës.

Kandidati i kësaj partie, Ekrem Kastrati, po prin me 53,95%, ose 10.062 vota, ndaj Isni Kilajt të PDK-së, i cili e ndjek me 46,05%, ose 8.590 të votave, kur janë numëruar gati 95 për qind e votave në këtë komunë, sipas KQZ-së. /Zëri