Vushtrria drejt ndërrimit të pushtetit

Vushtrria drejt ndërrimit të pushtetit

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:39

Kur kanë mbetur edhe rreth 3 për qind të votave pa u numëruar, në komunën e Vushtrrisë duket se do të ketë ndryshim të pushtetit.

Kjo pasi kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, po kryeson dukshëm ndaj kundërkandidatit nga LDK-ja, kryetarit aktual Xhafer Tahirit.

Idrizi aktualisht prin me 53,13%, ose 12.736 vota, në raport me 46,87%, ose 11.234, të Xhafer Tahirit të LDK-së. /Zëri