Në Shtime janë numëruar gati 95% e votave, ky është rezultati

Në Shtime janë numëruar gati 95% e votave, ky është rezultati

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:37

Kur kanë mbetur edhe më pak se gjashtë për qind e votave për t’u numëruar, në komunën e Shtimes po kryeson kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu.

Nga 94,29% e votave të numëruara në këtë komunë, sipas KQZ-së, Aliu prin me 6.491 vota, ose 50,47%.

Kundërkandidati i tij nga PDK-ja, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Naim Ismajli, e ndjek atë nga afër me 49,53%, ose 6.371 vota. /Zëri