Nga 90 për qind e votave të numëruara, në Prizren prin ndjeshëm Haskuka
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 20:34
Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, po prin ndjeshëm ndaj kundërkandidatit të tij nga PDK-ja, Shaqir Totaj.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, nga mbi 90 për qind të votave të numëruara në këtë komunë, kryetari aktual Haskuka po prin ndjeshëm me 50,40%, ose 24.652 vota.
Totaj ndërkaq e ndjek nga afër me 49,60%, ose 24.257 vota gjithsej. /Zëri