PSD-ja e humb të vetmen komunë ku ishte në garë

PSD-ja e humb të vetmen komunë ku ishte në garë

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:26

Qëndron Kastrati i PSD-së ka humbur komunën që e ka drejtuar deri tani.

Sipas rezultateve nga KQZ-ja, nga numërimi i mbi 80% të votave në Kamenicë prin Kadri Rahimaj i LVV-së, me 55,17% të votave, ndërsa Qëndron Kastrati i PSD-së ka marrë 44,83%.

Kastrati përmes rrjeteve sociale ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren Rahimajt.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionarët tanë, Vetëvendosja del se ka fituar shumicën e këtyre votave! Ia uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është më se e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këto zgjedhje, që ka ndikuar dukshëm në rezultat”, ka shkruar Kastrati. /Zëri