Bulliqi e shpall fitoren në Podujevë

Bulliqi e shpall fitoren në Podujevë

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:20

Kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpallur fitoren.

Bulliqi ka thënë se ka fituar Podujevën, pavarësisht fushatës së pistë që është bërë ndaj tij, transmeton Zeri.info.

“Kjo fitore është fitore e qytetarëve të Llapit, është fitore bindëse përkundër faktit që me çdo formë të flliqt ta ndalin fitoren e qytetarëve”, ka deklaruar Bulliqi para Zyrës së LVV-së në Podujevë, ku ka dalë para qytetarëve që po festonin fitoren e tij. /Zëri