Nga mbi 64 për qind e votave, vazhdon të prijë Rama në Prishtinë

Nga mbi 64 për qind e votave, vazhdon të prijë Rama në Prishtinë

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:18

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, po vazhdon të kryesojë garën për të parin e kryeqytetit.

Sipas të dhënave të publikuara deri më tani nga KQZ-ja, nga 64,71% e votave të numëruara, Rama vazhdon të kryesojë me 51,22%, ose 25.660 vota.

Kundërkandidati i tij nga LVV-ja, Arben Vitia, e ndjek nga afër, me 24.438 vota, ose 48,78%. /Zëri