KQZ: Nga 50% e votave të numëruara, në Gjilan prin Hyseni

KQZ: Nga 50% e votave të numëruara, në Gjilan prin Hyseni

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 20:12

KQZ-ja ka nisur të publikojë rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, gjegjësisht të raundit të dytë për komunat e Kosovës.

Nga votat e numëruara në 50 për qind të vendvotimeve në komunën e Gjilanit, kandidati i LVV-së Alban Hyseni prin ndjeshëm, me 50,32%, ose 9.727 vota.

Lutfi Haziri i LDK-së e ndjek nga afër me 49,68%, ose me 9.602 vota. /Zëri