KQZ: Në Prishtinë po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 20:07
KQZ-ja ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas votave të numëruara nga 87 vendvotime (nga 238 vendvotime gjithsej), Përparim Rama i LDK-së prin me 51,05%, ose 13.943 vota.
Arben Vitia i LVV-së e ndjek me 48,95%, ose 13.371 vota. /Zëri