Vitia: Jemi të parët në exit-polle, por duhet të presim KQZ-në
Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka lavdëruar procesin zgjedhor.
Vitia ka thënë se sot kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme, ku tash e sa vite Kosova po e jep provimin për zgjedhje, si shembull i mirë jo vetëm për rajonin.
Ai është përmbajtur nga shpallja e fitores në Prishtinë, ndërsa ka thënë se do të presin rezultatet nga KQZ-ja, edhe pse sipas tij në sondazhet e exit-polleve ai prin ndaj kundërkandidatit të tij nga LDK-ja, Përparim Rama, transmeton Zeri.info.
“Ne këtu jemi pavarësisht që kemi marrë rezultate nga ekxit pollet se ne jemi përpara në krahasim me kundërkandidatin nga LDK-ja, ne jemi duke pritur rezultatin dhe sapo të marrim rezultatin nga komisionarët dhe KQZ-ja do t’ju njoftojmë me rezultatin. Është diku rreth 2 pikë para sipas këtyre sondazheve dhe tani janë duke i numëruar votat nga komisionarët tanë dhe të mos ketë asnjë mundësi që asnjë votë për asnjërin kandidat të shkojë dëm dhe momentin që të kemi rezultatin do të dalim me qëndrimin tonë përfundimtar”, ka thënë Vitia në konferencë për media. /Zëri