KQZ: Nga 38,13% të votave të numëruara në Gjakovë, Gjini prin me mbi 65%
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 19:56
KQZ-ja ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas numërimit të deritanishëm, që shkon në mbi 38 për qind, Ardian Gjini i AAK-së, kryetari aktual, prin me 65,38%, ose 8.138 vota.
Mimoza Kusari-Lila, kandidatja e LVV-së, aktualisht ka 4.309 vota, ose 34,62%. /Zëri