Dy projeksione e shpallin Vitinë fitues, dy të tjera Ramën

Dy projeksione e shpallin Vitinë fitues, dy të tjera Ramën

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 19:11

Sipas rezultatit të Exit Poll-it, i realizuar nga “Albanian Post”, kandidati i LDK-së Përparim Rama del me 50,98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së Arben Vitia del me 49,02 për qind.

Exit Poll-i tjetër i realizuar nga Tomor Qela dhe i prezantuar në Klan Kosova e shpall fitues kandidatin e LDK-së Përparim Ramën me 50,95%, në krahasim me kandidatin e LVV-së Arben Vitinë me 49,05%

Ndërkaq, Exit Poll-i i realizuar nga kompania “UBO-Consulting” për RTV Dukagjinin në Komunën e Prishtinës fitues e ka shpallur kandidatin e LVV-së Arben Vitinë me 50,9% të votave, ndërsa Përparim Rama merr 49,1% të votave.

Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe sipas projeksionit të Kohës, do të jetë kryetar i ri i Prishtinës. Në raundin e dytë të zgjedhjeve ai ka marrë 52,4 për qind të votave. Rivali i tij Përparim Rama, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë 47,6 për qind të votave. /Zëri