Ahmeti i uron suksese fituesit të balotazhit

Ahmeti i uron suksese fituesit të balotazhit

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 19:02

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur pak para mbylljes së ditës së zgjedhjeve.

Ahmeti ka thënë se i uron suksese fituesit të balotazhit në Prishtinë, ndërsa ka thënë se pret që të realizojë projektet që do të përmirësonin edhe më tutje jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

“Në fund të ditës së balotazhit dua t’i uroj suksese e fitore cilitdo kandidat që fiton në Prishtinë. Ju uroj sukses në realizimin e premtimeve të tyre dhe natyrisht në përmirësimin edhe më tutje të jetës së qytetarëve!”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri