DnV: Në pjesën e dytë të ditës entuziazëm më i ulët për të votuar sesa në raundin e parë
Demokracia në Veprim ka njoftuar se sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23,6%, rreth 2% më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve.
Në një njoftim nga DnV-ja kanë bërë të ditur se komuna me daljen më të madhe të votuesve është Mamusha, me 45%, Juniku me 41% dhe Kllokoti me 37%.
Sipas DnV-së, dalja me e ulët deri në orën 15:00 është regjistruar në komunën e Prizrenit 19% dhe në të Dragashit 17%.
“Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Vushtrria dhe Mamusha janë ndër komunat që, duke e krahasuar me daljen e votuesve në raundin e parë, kanë shënuar rënien më të madhe. Rritje domethënëse në trendin e votimit, krahasuar me raundin e parë, është shënuar në Junik, Podujevë dhe Shtime”, thuhet në njoftim. /Zëri
Postimi i plotë: