Cakolli: Çfarëdo kufizimi i të drejtave të mediave për të vëzhguar procesin paraqet shkelje

Cakolli: Çfarëdo kufizimi i të drejtave të mediave për të vëzhguar procesin paraqet shkelje

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 14:49

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se përfaqësuesit e mediave që janë akredituar dhe kanë distinktivët e lëshuar nga KQZ-ja e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit.

Cakolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çfarëdo kufizimi i të drejtës së mediave për të vëzhguar procesin paraqet shkelje.

“Përfaqësuesit e mediave, që janë akredituar dhe kanë distinktivët e lëshuar nga KQZ-ja, e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit. Çfarëdo kufizimi i së drejtës të mediave për të vëzhguar procesin, përpos në rastet kur cenohet fshehtësia e votës, paraqet shkelje të legjislacionit zgjedhor”, ka shkruar ai. /Zëri

Postimi i plotë: