Ambasada Amerikane në Kosovë: Raportoni çdo parregullsi
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 13:38
Ambasada e SHBA-së Kosovë u ka bërë thirrje qytetareve që të raportojnë çdo parregullsi dhe shkelje që shohin sot gjatë procesit zgjedhor.
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo ambasadë ka apeluar që raportimet të bëhen në polici, prokurori, autoritete zgjedhore ose media.
“Nëse sheh diçka, thuaj diçka. Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës. Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”, thuhet në njoftim. /Zëri