Ajazi: Sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vjetët e ardhshëm

Ajazi: Sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vjetët e ardhshëm

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 12:37

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi ka hedhur votën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Përmes një postimin në Facebook, Ajazi ka thënë se sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë.

“Sot është një ditë e vullnetit të lirë qytetarë, ku përmes votimit ju e përcaktoni të ardhmen e komunës tonë për katër vitet e ardhshme. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe ta japin votën lirshëm e të pandikuar, sepse vetëm kështu tregojmë për demokracinë e kultivuar në shoqërinë tonë”, ka shkruar Ajazi.

Ai ka thënë se sot do të vendoset se si do të udhëhiqet komuna e Drenasit në katër vitet e ardhshme.

“Sot është dita juaj! Është momenti kur ju me verdiktin në kutinë e votimit do të vendosni se si do të udhëhiqet komuna jonë për katër vitet tjera”, tha Ajazi. /Zëri