PDK-ja në Drenas fton organet të zbulojnë rastin e afisheve me fotografinë e Lladrovcit
Zgjedhjet Lokale 2021
November 14, 2021 - 12:30
Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Drenas, ka shprehur shqetësim rreth informatës se afër shkollës “Rasim Kiçina”, ka vendosur dikush afishe me fotografinë e kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci ka ftuar organet përgjegjëse të ndriçojnë rastin, dhe të gjejnë autorët, pasi sipas tyre, kjo metodë e ndaluar e përhapjes së fotografisë me logo nuk ka qenë as është përdorur nga anëtarët e PDK-së.
“Kjo metodë e punës në ditën e zgjedhjeve nuk mund të jetë vepër e anëtarëve të PDK-së, andaj PDK ka ftuar organet të zbulojnë kryrësin e kësaj vepre”, thuhet në njoftim. /Zëri