Voton presidentja Vjosa Osmani
Foto: Laura Hasani

Voton presidentja Vjosa Osmani

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 12:16

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë hedhur votën në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Osmani ka thënë se sot është një ditë shumë më rëndësi që qytetarët t’i përgjigjën këtij detyrimi qytetar, raporton Zeri.info.

“E dimë të gjithë që detyrimi qytetar për të kontribuar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar më 17 tetor. Sot është një ditë aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku gjithsecili prej jush e nesh jeton. Është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar”, tha ajo.

Shefja e shtetit tha se mijëra vëzhgues, komisionarë e shumë policë janë të angazhuar në këtë proces, teksa falënderoi edhe mediat.

“Shpresojë vërtet që sikurse në të kaluarën dhe sidomos zgjedhjet që u mbajtën më 17 tetor të kemi një pjesëmarrje aktive të qytetarëve, që të kemi një proces pa asnjë incident. Po ashtu ky proces të konsiderohet si demokratik dhe i lirë, ashtu siç ndodhi edhe para një muaji. Mijëra vëzhgues e komisionarë, shumë policë e organe të sigurisë që janë të angazhuar, si dhe ju media ju falënderoj për punën që po e bëni në mënyrë që të drejtat e qytetarëve tanë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur të realizohen në tërësi”. /Zëri