Krasniqi: Qytetarët të dalin në mënyrë masive të japin vendimin e tyre

Krasniqi: Qytetarët të dalin në mënyrë masive të japin vendimin e tyre

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 11:39

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëshorten e tij Meliza Krasniqin kanë votuar në shkollën “Hasan Prishtina”.

Krasniqi ka ftuar qytetarët që masivisht të dalin të votojnë sot.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të japin vendimin e tyre.

“Në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, bashkë me Melizën votuam në Prishtinë në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’, sepse besojmë që është obligim i të gjithëve dhe pavarësisht kush e ka vazhduar garën, unë mendoj që qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë të udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm. Meqenëse e kam thënë gjatë gjithë fushatës, besoj fuqishëm se zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët”, tha ai. /Zëri