Prokuroria e Shtetit sot ka 50 prokurorë kujdestarë për zgjedhje

Prokuroria e Shtetit sot ka 50 prokurorë kujdestarë për zgjedhje

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 08:52

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor, i cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetarë komunash.

“Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme janë të angazhuar mbi pesëdhjetë (50) prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, thuhet nga Prokuroria, raporton “Zëri”.

Po ashtu, prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.