Haziri në përmbyllje të fushatës kërkon nga gjilanasit vazhdimin e qeverisjes me duar të pastra
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën për balotazh në qytetin e Gjilanit.
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga raadhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani ka vendosur për LDK-në.
“Ky masovitet sonte është përtej partiak dhe është treguesi më i mirë se Gjilani nuk duron bedel politik, por një Kryetar që qeveris pa presion, pa ndikime e pa anime. Ky masovitet sonte është tregues se gjilanasit e duan një Kryetar që qeverisë mbi parimin e barazisë, sepse para ligjit dhe para Zotit jemi të gjithë të barabartë”, tha Haziri.
Ai ka kërkuar mbështetjen nga qytetarët e Gjjilanit për siç tha ti vazhdimin e qeverisjes me duar të pastra.
“Kërkoj mbështetjen tuaj për vazhdim të qeverisjes me duar të pastra e dyer të hapura për qytetarët”, tha Haziri. /Zëri