AAK-ja përmbyll fushatën në Gjakovë, Haradinaj: Gjini ka vetëm një rrugë, atë të Gjakovës

AAK-ja përmbyll fushatën në Gjakovë, Haradinaj: Gjini ka vetëm një rrugë, atë të Gjakovës

Zgjedhjet Lokale 2021 November 12, 2021 - 19:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot tubimin përmbyllës për balotazhin që do të mbahet të dielën më 14 nëntor, ku kandidat i kësaj partie është Ardian Gjini.

Gjini do të përballet me kandidaten e LVV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj para qytetarëve, ka thënë se Gjakova sot mbanë plagë e kujtime, por sipas tij ka gjetur forcën me u ringritë.

“Gjakova sot mbanë plagë e kujtime, po ka gjetur forcën me u ringritë. Kjo ringritje ka ndodhur në një kohë kur janë bashkuar vlerat e juaj të vazhdueshme dhe një udhëheqës i zoti, e ai është Ardian Gjini. Kaq të bashkuar dhe kaq mirë nuk e pasna pa Gjakovën për një kohë të gjatë. Ju paska hije kështu. Gjakova ka mbajtur mbi supe procese të rëndësishme të jetës tonë si komb”, tha ai.

Kreu i AAK-së ka lavdëruar Gjinin, duke e cilësuar si njeri të përgjegjshëm në punën e tij.

“Ardian Gjini është i përgjegjshëm, është i vërtet, ëshë vetëm një, nuk ka dy Ardiana është Ardian Gjini. Vlera kryesore e tij është se duke qenë i vërtetë, nuk ndikohet dhe nuk ndihmon, asënjëherë nuk i jep përparsi, ai nuk din me qenë fallsë, ai e ka vetëm një rrugë, rrugën e Kosovës, rrugën e Gjakovës, me bashku Gjakovën, me bashku Kosovën”, tha Haradinaj. /Zëri