Shabani i Dragashit merr mbështetje nga AAK-ja dhe partitë e komuniteteve

Shabani i Dragashit merr mbështetje nga AAK-ja dhe partitë e komuniteteve

Zgjedhjet Lokale 2021 November 11, 2021 - 22:04

Kryetari i Dragashit, njëherësh kandidati i PDK-së edhe për një mandat, Shaban Shabani sot ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale.

Përmes një njoftimi për media nga PDK-ja thuhet se Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora.

Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.

“Me besimin e qytetarëve të Dragashit dhe me mbështetjen e këtyre partive, Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore edhe për katër vitet e ardhshme”, thuhet në njoftim. /Zëri