PSHDK-ja mbështet Ardian Gjinin për kryetar të Gjakovës
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka njoftuar se në garën e balotazhit në Gjakovë do ta mbështes kandidatin e AAK-së Ardian Gjinin.
Përmes një njoftimi nga PSHDK-ja kanë bërë të ditur se në mënyrë unanime kanë vendosur të kenë marrëveshje me AAK-në.
“Pas marrjes së ofertës për bashkëpunim në balotazh dhe për qeverisje komunale në Komunën e Gjakovës për 4 vitet e ardhshme 2021-2025 ne kemi filluar konsultat me strukturat e partisë në nivel qendror dhe të BD Gjakovë, me kryetarët e degëve dhe aktivistët tonë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. PSHDK në këtë balotazh ka marrëveshje për bashkëqeverisje me z. Gjini dhe AAK”, thuhet në njoftim.
PSHDK-ja ka ftuar elektoratin e vet që të dielën ta mbështesin Gjinin për kryetar të Komunës së Gjakovës.
Të dielën në Gjakovë do të përballen në Balotazh Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga LVV. /Zëri