Tahiri: Gjatë pandemisë ndihmuam 84 taksi me nga 400 euro, do të ndajmë sërish të njëjtën ndihmë për ta

Tahiri: Gjatë pandemisë ndihmuam 84 taksi me nga 400 euro, do të ndajmë sërish të njëjtën ndihmë për ta

Zgjedhjet Lokale 2021 November 10, 2021 - 12:05

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i LDK-së edhe për një mandat, Xhafer Tahiri, sot ka mbajtur një takim me Shoqatën e Autotaksive të Vushtrrisë, të cilës i ka premtuar ndihmë të mëtutjeshme.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Komuna i ka ndihmuar gjatë pandemisë 84 autotaxi me nga 400 euro.

“Kam takuar Shoqatën e Autotaxisë në Vushtrri. Gjatë pandemisë COVID-19 Komuna ndihmoi 84 autotaxi me nga 400 € që të përballojnë më lehtë pasojat e pandemisë”, ka shkruar ai.

Ai thotë se nga tejkalimi i të hyrave do të ndalojnë sërish të njëjtën ndihmë për ta.

“Do të punojmë edhe më shumë për kushte pune më të mira të punës për taksistët. Nga tejkalimi i të hyrave do të ndajmë sërish të njëjtën ndihmë për taksistët vushtrrias”, ka thënë më tej Tahiri. /Zëri