Mbi 1.2 milion qytetarë kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve

Mbi 1.2 milion qytetarë kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve

Zgjedhjet Lokale 2021 November 09, 2021 - 13:25

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka publikuar hartën për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diel, më 14 nëntor.

Elezi ka thënë se procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve.

“Kjo është harta e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, që do të mbahet këtë të diel, më 14 nëntor 2021. Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve, ose në 1.638 nga 2.477”, tha ai.

Sipas Elezit, mbi 1.2 milion është numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në raundin e dytë.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1.260.571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1.885.448 votues”, ka thënë ai. /Zëri