Lladrovci me qytetarët e Drenasit II: Projektet tona do të ndërrojnë pamjen e kësaj pjese të qytetit

Lladrovci me qytetarët e Drenasit II: Projektet tona do të ndërrojnë pamjen e kësaj pjese të qytetit

Zgjedhjet Lokale 2021 November 07, 2021 - 23:06

Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët e Drenasit II me lagjet Qorri, Bajraktari, Hasi, Mala dhe Seferaj.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka theksuar projektet të cilat do të vazhdojnë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

“Ne nuk do të ndalemi së punuari, mirëqenia e qytetarëve, pa dallim, është prioritet imi. Çështjet e ngritura për rrugët, parkingun, çerdhen, gjelbërimin, koeficientin dhe çështjet tjera, janë në realizim dhe prioritete për Drenasi II”, ka thënë Lladrovci.

Shkrimi tij i plotë:

Në takim me qytetarët e Drenasi II, me lagjet Qorri, Bajraktari, Hasi, Mala dhe Seferaj, theksova se projektet për këtë lagje, do të vazhdojnë, të cilat do ta ndryshojnë plotësisht pamjen lagjeve dhe kësaj pjese të qytetit.

Ne nuk do të ndalemi së punuari, mirëqenia e qytetarëve, pa dallim, është prioritet imi. Çështjet e ngritura për rrugët, parkingun, çerdhen, gjelbërimin, koeficientin dhe çështjet tjera, janë në realizim dhe prioritete për Drenasi II.

Po ashtu, i falënderova për angazhimin për të rikonfirmuar bastionin e pathyeshëm. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!