AAK-ja mbështet kandidatin e Vetëvendosjes në Viti

AAK-ja mbështet kandidatin e Vetëvendosjes në Viti

Zgjedhjet Lokale 2021 November 07, 2021 - 19:51

AAK-ja ka bërë koalicion në komunën e Vitisë ku do të mbështes kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi për kryetar të kësaj komune në balotazh.

Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka njoftuar se ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë të mbështesim kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi, transmeton Zeri.info.

“Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës. Për Degën e AAK-së, në Viti, nga sot z. Arsim Ademi është kandidat edhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Vitisë”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Viti.

Kujtojmë se Ademi i LVV-së, në garën për balotazh do të garojë me Sokol Haliti n e LDK-së. /Zëri