Djali i Ukë Bytyçit zgjidhet asamblist në Suharekë
Flamur Bytyçi, djali i ish-veprimtarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, i cili u vra tetor të vitit 2002, është zgjedhur asamblist i Kuvendit Komunal të Suahrekës.
Bytyçi ka falenderuar qytetarët e Suharekës për besimin që ia kanë dhënë, ndërsa është zotuar se besimin do ta kthehe në punë, transmeton Zeri.info.
"Të nderuar suharekas, KQZ-ja i zyrtarizoi rezultatet. E zyrtarizoi besimin tuaj ndaj meje, për të cilin u jam mirënjohës përherë! Ju betohem se besimin tuaj do ta përkthej në punë, me përkushtim e faqe të bardhë si dhe me vendosmëri e dinjitet", ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ai ka falenderuar qytetarët e Suharekës për mundësinë që ia kanë dhënë.
"Ashtu si dje e sot, ashtu dhe nesër e përjetë e mot; FALEMINDERIT që më keni dhënë mundësinë të jem në shërbimin tuaj. Përgjithmonë i juaji", ka shkruar Bytyçi. /Zëri