Vetëm 6 asamblistë shqiptarë në katër komunat veriore të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Vetëm 6 asamblistë shqiptarë në katër komunat veriore të Kosovës

Zgjedhjet Lokale 2021 November 04, 2021 - 08:12

Në katër komunat veriore të vendit ka fituar partia Lista Serbe, e cila prin edhe me numrin e asamblistëve në kuvendet komunale të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Në këto katër komuna të banuara me shumicë serbe do të jenë vetëm gjashtë asamblistë shqiptarë, shkruan Zeri.info.

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Lista Serbe do t'i ketë 17 ulëse, ndërsa vetëm dy do të jenë shqiptarë nga iniciativa qytetare "Mitrovica".

Në Zveçan, Lista Serbe do të ketë 18 asamblistë, ndërsa vetëm një ulëse ka fituar PDK-ja.

Sa u përket komunave veriore, numri më i madh prej përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin Komunal do të jetë në Zubin Potok, ku LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja do ta kenë nga një përfaqësues, ndërsa Lista Serbe 15, raporton Zeri.info.

Në Leposaviq, përveç kryetarit serb, do të jetë edhe Kuvendi Komunal, pasi aty do të jenë 19 ulëse dhe të gjitha janë nga Lista Serbe. /Zëri