Haziri reagon pas takimit të Kurteshit të LVV-së me Bozhidar Periqin
Gjatë ditës së sotme është raportuar se Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, është takuar me ish-nënkryetarin e Gjilanit nga komuniteti serb, Bozhidar Periq.
Kjo ka ngjallur reagimin e kryetarit aktual Lutfi Haziri, i cili do të sfidohet në balotazh nga kandidati i LVV-së për Gjilanin Alban Hyseni.
Haziri ka komentuar për “express” shkurt takimin duke thënë se, “rasti është mbret i botës”.
Kurteshi e ka konsideruar takimin me Periqin, si “takim rasti”, ndërsa ka mohuar se ka kërkuar vota nga komuniteti serb i Gjilanit për Vetëvendosjen, transmeton Zeri.info.
“LDK në Gjilan e ka publikuar sonte një foto nga një takim i rastit me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Periq në Qendrën Tregtare “AGMIA’ Në Gjilan, kinse për të kërkuar vota për VV-në. E vërteta është se: 1. Zoti Periq është nga Komuna e Parteshit dhe nuk ka te drejtë vote në Gjilan,. i njëjti vjen nga subjekti LKP “Lista za Kosovsko Pomoravle”. 2. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk e ka mandatuar askënd për të negociuar me subjektet tjera në lidhje me koalicionet. 3. Takimi ka ndodh në vend publik ku ka pas shumë qytetar dhe ka kamera”, ka sqaruar Kurteshi në Facebook.
Në lidhje me votat e komunitetit serb në Gjilan, LVV-ja e ka akuzuar më herët Hazirin se kishte blerë vota nga Lista Serbe në Gjilan. gjë që ishte mohuar nga Haziri. /Zëri