Ndarja e ulësve sipas partive në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Zgjedhjet Lokale 2021
November 03, 2021 - 16:19
Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me numrin e asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Sipas rezultateve të publikuara sot nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 17 ulëse, ndërsa e dyta radhitet LDK-ja me 14, transmeton Zeri.info.
Partia e tretë është PDK-ja me 9 asamblistë, AAK-ja me 6, AKR-ja 3 dhe Lëvizja për Bashkim dhe Nisma kanë nga një asamblistë.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës do të shkojë në balotazh mes LVV-së dhe LDK-së pasi asnjë kandidat për kryetar nuk ka marrë votat e nevojshme për të udhëhequr kryeqytetin edhe për 4 vite. /Zëri