LDK-ja në Prizren nuk do t’i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të komunës
Zgjedhjet Lokale 2021
November 02, 2021 - 21:20
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka njoftuar se kryesia ka vendosur që të mos i bashkohet asnjëriit kandidat për kryetar të Prizrenit.
Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se qytetarët do t’i dëgjojnë edhe një herë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe se në bazë të tyre do të vendosin lirshëm se ku do ta japin votën.
“Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bëjmë analizën e thellë të performancës në këto zgjedhje, e në bazë të saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona”, thuhet në njoftim. /Zëri