Vitia viziton “Termokos”-in: Gjatë mandatit tonë rrjeti i ngrohjes do shtrihet në disa lagje të Prishtinës
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka vizituar “Termokos”-in.
Vitia përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me kryeshefin e “Termokos”-it, Arsim Fetahun kanë bashkëbiseduar për rëndësin e kësaj ndërmarrje për qytetarët e Prishtinës.
“Bashkëbiseduam për rëndësinë e kësaj ndërmarrje për qytetarët e Prishtinës, sfidat dhe projektet e ardhshme. Folëm për rëndësinë e shtrirjes së rrjetit të ngrohjes në lagjet me dendësi të lartë banimi, sepse përveç ofrimit të shërbimit të ngrohtores tek sa më shumë lagje të Prishtinës, është jetike të intervenojmë menjëherë në uljen e ndotjes së ajrit në qytet”, tha ai.
Vitia thotë se gjatë mandatit të tij, rrjeti i ngrohjes do shtrihet në disa lagje të Prishtinës, përfshirë lagjet: Dodona, Tophane, Mati I, Kalabria dhe një pjesë e lagjes Kodra e Diellit. /Zëri