PZAP-i refuzon kërkesën e kandidatit “modest” të Nismës në Podujevë për rinumërim

PZAP-i refuzon kërkesën e kandidatit “modest” të Nismës në Podujevë për rinumërim

Zgjedhjet Lokale 2021 November 02, 2021 - 11:29

Nisma Socialdemokrate ka bërë kërkesë për rinumërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit në Podujevë.

Kjo parti, e cila garoi me kandidatin Xhemajl Hasani, po pretendon se ka pasur manipulim të votave.

Nga ky subjekt politik thonë se nuk kanë pasur komisionarë në të gjitha qendrat ku u votua.

“Më 29.10.2021, PZAP-i ka pranuar apelin Anr. 723/2021 nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate, Dega në Podujevë, me të cilën pretendon se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionarët pothuaj se bë të gjitha vendvotimet. Parashtruesi i ankesës shton se Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, nuk ka pasur komisionet në çdo vendvotim dhe se nga kjo arsye iu janë abuzuar votat e tyre, prandaj kërkojnë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet. Kërkojnë që fillimisht të numërohen votat e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate në QV 1818E, në Orllan, me qëllim që të vërtetohet dallimi i votave dhe pastaj të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës”.

Por, kërkesa e “kandidatit modest” u refuzua nga ana e PZAP-it.

Sipas këtij paneli, nuk janë ofruar prova për t'u vërtetuar pretendimet e Nismës.

Xhemajl Hasani në garën për kryetar të Podujevës i ka marrë 205 vota, ose 0,54 për qind.

Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU