Vitia: Prishtina do të bëhet me sallë koncertale

Vitia: Prishtina do të bëhet me sallë koncertale

Zgjedhjet Lokale 2021 November 01, 2021 - 13:40

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, ka premtuar se në udhëheqjen e tij me kryeqytetin do të ndërtohet salla koncertale për Filarmoninë e Kosovës, Operën dhe Baletin.

Vitia këto komente i ka bërë pasi ka përcjellë Gala Koncertin e inaugurimit të Operës së Kosovës.

“Prishtina u bë edhe me Institucionin e Operës. Në kryeqytet u shtua një shtyllë e rëndësishme kulturore për tërë Kosovën. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të përcjell shfaqjen e performuesve të ndryshëm nga orkestra muzikore, trupa e baletit dhe kori muzikor. Shfaqje kjo e parë e institucionit të ri”, ka shkruar Vitia në profilin e tij në Facebook.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se do ta ndërtojnë sallën koncertale për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës.

“Në Prishtinë do ta bëjmë edhe sallën koncertale për Filarmoninë e Kosovës dhe gjithashtu të japim kontributin tonë që së bashku me MKRS-në të kemi edhe një teatër të denjë edhe për opera e balet”, tha Vitia. /Zëri