PDK-ja zotohet për respektim masash anti-COVID në fushatën për balotazh

PDK-ja zotohet për respektim masash anti-COVID në fushatën për balotazh

Zgjedhjet Lokale 2021 November 01, 2021 - 11:49

Në 21 komuna të Kosovës pritet të ketë zgjedhje më 14 nëntor, pasi në rundin e parë nuk arritën të zgjedhin kryetarin e komunës.

Gjatë fushatës së raundit e parë, shumë parti politike kanë marrë gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Një gjë të tillë është zotuar se nuk do ta bëjë PDK-ja, pasi ata kanë thënë se do të respektojnë masat e IKSHPK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë fushatës së balotazhit, transmeton Zeri.info.

“PDK-ja do t’i respektojë masat e IKSHPK-së dhe të MSH-së, ashtu kemi vepruar në gjitha rastet, në përjashtim të ndonjë rasti të vogël, tashmë do t’i respektojmë masat në plotëni”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. /Zëri