
Sot nis rinumërimi i 292 vendvotimeve
Zgjedhjet Lokale 2021
October 30, 2021 - 08:28
Sot nis rinumërimi i 292 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Këtë e ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 30 tetor, ora 09:00) fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor”, thuhet në njoftim. /Zëri